The HeadHunter Global

Inxhinier Prokurimesh

The HeadHunter Global  •  Tirana, AL (Onsite)  •  3 hours ago
Apply
AI can make mistakes so check important info. Chat history is never stored.

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë, një ndër kompanitë më të mëdha në vend në fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar për pozicionin si më poshtë:

INXHINIER PROKURIMESH  PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Inxhinieri i prokurimeve mbulon blerjen e mallrave dhe shërbimeve që nevojiten për aktivitetin e kompanisë. Ka njohuri shumë të mira dhe njeh deri në detaje pajisjet, materialet dhe sherbimet që nevojiten në fushën e ndërtimit dhe është i aftë të identifikoj dhe përzgjedh kompanitë që i tregtojnë.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Njëra prej përgjegjësive kryesore ështv të përzgjedh furnitoret e duhur për të kryer blerjet. Duhet të kryej një kërkim të hollsishem të tregut, të takohet me personat e shitjeve dhe të krahasoj produktet dhe cmimet që ofrohen;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët ekzistues dhe kërkimi I bashkëpuntorëve të rinjë;
  • Analizon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje kompanitë e reja dhe produktet me inovative;
  • Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të prodhimit;
  • Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra;
  • Përgatit përmbledhësen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
  • Negocion me furnitoret afatet, termat dhe kushtet sa më të favorshme për kompaninë;
  • Përpilon kontratat për produktet dhe shërbimet e blera;
  • I orientuar për të optimizuar prodhimin dhe ulur kostot e kompanisë;

**KËRKESAT E PROFILIT:**

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit;
  • Eksperiencë pune mbi 5 vjet nga të cilat të paktën 3 në prokurime;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi shumë të mira negocimi;
  • Të jetë përdorues i avancuar i programeve kompiuterike;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin në linkun me poshte ose: e.stermasi@theheadhunter.com jo më vonë se data ***22/11/2021.***

The HeadHunter Global

About The HeadHunter Global

Industry
Unknown
Company Size
Unknown
Headquarters
Unknown
Year Founded
Unknown
Social Media