Intesa Sanpaolo

Data Protection Officer

Intesa Sanpaolo  •  Tirana, AL (Onsite)  •  2 hours ago
Apply
AI can make mistakes so check important info. Chat history is never stored.

Job Description

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Monitoron përputhshmërinë me Legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me kuadrin rregullativ të Grupit Intesa Sanpaolo në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Harton dhe përditëson rregullore, udhëzime, politika dhe procedura të brendshme, për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Këshillon organet drejtuese dhe strukturat e Bankës në të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e të Dhënave;
  • Merr pjesë në kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave, sipas Ligjit nr. 124/2024;
  • I kushton kujdesin e duhur rrezikut për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore, që mund të shkaktohet nga përpunimi i të dhënave personale.
  • Organizon trajnime të vazhueshme për stafin, në lidhje me mbrojtjen e të Dhënave;
  • Bashkëpunon dhe shërben si pikë kontakti me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  • Menaxhon kërkesat e subjekteve të të dhënave për të gjitha çështjet që lidhen me përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe ushtrimin e të drejtave të tyre sipas ligjit.

Kualifikimet:

  • Arsim i Lartë Juridik ose Shkenca Kompjuterike;
  • [I preferueshëm] Certifikimi i Përfundimit të Programeve të Trajnimit Profesional për “Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” njohur nga Zyra e Komisionerit për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Eksperienca:

  • Të paktën 5 vite pune në profesionin e juristit ose ekspertit të IT-së; ose
  • Të paktën 3 vjet pune në istitucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me detyrën e juristit ose ekspertit IT

Njohuri dhe aftësi:

  • Njohuri të mira të Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, akteve nënligjore të nxjerra nga Komisioneri, dhe praktikave të mbrojtjes së të dhënave,
  • Aftësi analitike dhe hartim procedurash;
  • Aftësi për të përmbushur detyrat sipas ligjit
  • Integritet i lartë dhe konfidencialitet
  • Aftësi komunikimi dhe trajnimi
  • I padënuar për kryerjen e një vepre penale

Aplikuesit duhet të paraqesin:

  • Një kopje të detajuar të Curriculum Vitae;
  • Letër motivimi

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Intesa Sanpaolo

About Intesa Sanpaolo

Intesa Sanpaolo è il maggior gruppo bancario in Italia con una significativa presenza internazionale. Il suo business model distintivo la rende leader a livello europeo nel Wealth Management, Protection & Advisory e ne caratterizza l’orientamento al digitale. I’impegno in ambito ESG prevede, entro il 2025, €115 miliardi di finanziamenti impact e contributi per 500 milioni a supporto delle persone in difficoltà. Gallerie d’Italia, è la sede espositiva del patrimonio artistico della banca e di progetti artistici di riconosciuto valore.

https://group.intesasanpaolo.com/it/

_______________

Intesa Sanpaolo is the largest banking group in Italy with a significant international presence. Its distinctive business model makes it a European leader in wealth management, protection and advisory and ensures its strong focus on digital. Its commitment to ESG foresees, by 2025, €115 billion of impact financing and contributions of €500 million to support people in need. Gallerie d'Italia, is the exhibition venue for the bank's artistic heritage and artistic projects of recognised value.

https://group.intesasanpaolo.com/en/

_________________

Sede Legale: Piazza San Carlo 156, 10121 Torino – Sede Secondaria: Via Monte di Pietà 8, 20121 Milano Tel. 011 555.1 – mail: info@intesasanpaolo.com

pec: info@pec.intesasanpaolo.com

Registro delle Imprese di Torino e Codice Fiscale 00799960158 – Partita Iva 10810700152

N. Iscr. Albo Banche 5361

N. Iscr. Registro degli Intermediari

Assicurativi e Riassicurativi - Sez. D. 000027210, data di iscrizione 01.02.2007 - Intermediario soggetto alla vigilanza dell'IVASS: https://servizi.ivass.it/RuirPubblica

Per la presentazione dei reclami e eventuali sistemi di risoluzione delle controversie https://www.intesasanpaolo.com/it/persone-e-famiglie/reclami.html.

Per assistenza: https://www.intesasanpaolo.com/it/common/parla-con-noi.html.

Netiquette: https://www.intesasanpaolo.com/it/common/landing/anti-phishing/netiquette.html

Industry
Finance & Insurance
Company Size
10,000+ employees
Headquarters
Turin, IT
Year Founded
Unknown
Social Media