EA Group

CEO / Menaxher i Përgjithshëm

EA Group  •  Vrapčište, MK (Onsite)  •  3 hours ago
Apply
AI can make mistakes so check important info. Chat history is never stored.

Job Description

EA Group kërkon një individ të kualifikuar dhe vizionar për të marrë rolin e CEO / Menaxherit të Përgjithshëm për një kompani të respektuar dhe inovative që operon në prodhimin dhe shpërndarjen e mishit të freskët të pulës. Kompania operon me sukses në tregun vendas dhe ndërkombëtar, duke ofruar produkte cilësore dhe duke përmirësuar standardet në industri.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Drejtimi dhe menaxhimi strategjik i të gjitha aspekteve të biznesit.
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve strategjike për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.
  • Përgjegjësi për arritjen e rezultateve financiare dhe operacionale.
  • Udhëheqja dhe motivimi i ekipit për performancë të lartë.
  • Mbikëqyrja e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes, duke siguruar efikasitet dhe cilësi maksimale.
  • Zhvillimi i partneriteteve të reja dhe zgjerimi i tregut.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet dhe rregulloret e industrisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Përvojë e dëshmuar në menaxhim ekzekutiv, preferohet në sektorin e prodhimit ose shpërndarjes ushqimore.
  • Aftësi të shkëlqyera strategjike dhe operacionale.
  • Njohuri të forta financiare dhe aftësi për të menaxhuar buxhete komplekse.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese me palë të ndryshme.
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme (MBA përbën përparësi).
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe, maqedonase, dhe anglishte.
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe sfidues.

Detaje të Pozitës:

  • Pozita është e bazuar në një lokacion të përshtatshëm në rajonin e Maqedonisë së Veriut.
  • Paga dhe benefitet janë konkuruese dhe përcaktohen bazuar në përvojën dhe aftësitë e kandidatit.

Si të Aplikoni:

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese në adresën e email-it: hr@eacom.com deri më 30 Janar 2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për një intervistë.

EA Group garanton konfidencialitet të plotë gjatë gjithë procesit të rekrutimit.

Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni në adresën e email-it të lartpërmendur.

Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një biznesi që sjell standarde të larta dhe inovacion në treg!

EA Group

About EA Group

Industry
Unknown
Company Size
Unknown
Headquarters
Unknown
Year Founded
Unknown
Social Media
Unknown